KUMANOVË

Djali i legjendës Riza Jonuzi vesh fanellën e Bashkimit: Mali rikthehet për të vazhduar traditën e babait!

FC Bashkimi 1947 ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato, duke sjellë në radhët e veta një emër me peshë për edicionin e ri. Mal Jonuzi është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës kuqezi, duke u bashkuar me klubin nga radhët e kampionit të Shqipërisë, Egnatia.

Përkrah këtij transferimi bujshëm, ky afrim mbart edhe një ngarkesë të veçantë emocionale për tifozërinë dhe vetë klubin. Mali nuk është një fytyrë e panjohur për Kumanovën; ai është i biri i Riza Jonuzit, ish-mbrojtësit që dikur ka djersitur fanellën e Bashkimit me shumë dashuri, përkushtim dhe krenari.

Tani, tradita kalon në brezin e ri. Drejtuesit, stafi dhe tifozët i kanë uruar mirëseardhje lojtarit në “familjen tonë zi e gjelbër”, me besimin e plotë se Mali do të ndjekë hapat e babait të tij dhe do të shndërrohet në liderin e fushës për sezonin e ri.

Të urojmë shumë suksese, Mal Jonuzi! Na bëj krenarë!