MAQEDONI

Ibrahimi godet BDI-në: Ky është episodi i fundit i serialit të gjatë “Mashtrimi”, që përfundon në tetor të këtij viti

Atëherë kur talleshin me qytetarët dhe luanin futboll e basketboll në zyra, thoshin se kanë përfunduar çështjet etnike dhe prandaj e shpikën fushatën e blertë – ta bëjnë botën jeshile.

Kur u zunë ngushtë se po humbnin nga VLEN-i në zgjedhjet e vitit të kaluar, e shpikën koalicionin multietnik, në mënyrë që të shpëtojnë.

Pasi i keqpërdorën myslimanët (turqit romët e boshnjakët), tash përsëri kthehen te kampi etnik, te UÇK-ja, te “çizmet në tavan”, te malet e te kodrat, madje duke u krekosur se mos me qenë ata, për shqiptarët nuk lind as dielli.

Sidoqoftë, mos u mërzitni. Ky është episodi i fundit i serialit të gjatë “Mashtrimi”, që përfundon në tetor të këtij viti. Pas asaj shumë prej tyre do të kenë kohë ta lexojnë “Bisedë mes hekurash” të Ismail Kadaresë (ta kishin lexuar me kohë, nuk do i bënin këto akrobacione).