MAQEDONI

Ilir Hasani, vizitë zyrtare në Washington D.C., pjesmarrës në Forumin Transatlantik Parlamentar të Nato

Gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., ku aktualisht po marr pjesë në Forumin Transatlantik Parlamentar të Natos, u mbajt një takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell. Në takim morëm pjesë së bashku me deputetët Dragan Kovaçki dhe Slavjanka Petrovska.

Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fusha të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Gjithashtu u diskutua rëndësia e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit të shtetit tonë në Bashkimin Europian, si një element kyç për progresin dhe stabilitetin afatgjatë.
U theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes dypalëshe në proceset euro-atlantike.

#NATO #TransatlanticForum #Diplomaci #Bashkepunim #WashingtonDC #Congress #DebbieDingell