Sot, së bashku me krerët e VLEN, nënshkruam zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit me Lëvizjen Arbëria për zgjedhjet lokale të tetorit, ku do të garojmë me një listë të përbashkët.
Si VLEN, çdo ditë po na bashkohen profesionistë, njerëz me integritet dhe vullnet për të çuar përpara ndryshimin që e nisëm vitin e kaluar, tashmë edhe në nivelin lokal.
Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, janë zgjedhje që duhet të sjellin shkëputjen përfundimtare nga institucionet e kapura dhe abuzuesit 22-vjeçar të pushtetit lokal!

