
Hapësira të panevojshme banimi
Shkruan: Hamdi Nuhiju
E dëgjova me vëmendje sot një hoxhë në një xhami të Shkupit, duke ligjëruar në temën “Hapësira të panevojshme banimi”. Thirrej në jetën e Pejgamberit Muhammed a.s., porositë e tij, jetës së shokëve të tij si model për ne. Kishte kohë që nuk kisha dëgjuar ligjëratë të arsyeshme, produktive dhe të dobishme në xhami.
Hoxha foli për shumë koncepte. Mysafirët, harxhimin pa nevojë, komshinjtë, moralin. Po, këtë temë që në kohët e fundit është bërë tabu të përmendet.
Ai pyeti: A ja di emrat komshinjve? A e di cili prej tyre është i sëmurë dhe ka nevojë për shërim? A doni mysafir në shtëpi?!
Ligjërata më ktheu tek konceptet perëndimore të investimit të parave? A keni dëgjuar se në Perëndim ekziston një grup psikologësh dhe sipërmarrësish që thonë se është më mirë paratë t`i investosh në biznes ose ide biznesore sesa të investosh në patundshmëri? Jeto me qira, por bëhu i pavarur financiarisht!
Për në fund, hoxha që paragjykohet si ekstremist tha:” Duke fituar shumë hapësira të panevojshme banimi, e humbëm njeriun”!