KUMANOVË

Gjenden migrantë, arrestohen dy kontrabandistë

Më datë 05.01.2025 rreth orës 19:30 në autostradën Tabanoc – Kumanovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, kanë privuar nga liria A.I (20) nga fshati Ognjanci, Shkup dhe një të mitur nga Pallatica, komuna e Zhelinës, pasi me automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës po transportonin tre migrantë, dy prej tyre nga Kina dhe një nga India, përcjel Televizioni Festa. Paraprakisht, nëpunësit policorë me dron kanë vërejtur hyrjen e migrantëve në automjet dhe pas marrjes së masave mjeti është ndalur dhe personave iu është hequr liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. Migrantët janë vendosur në Qendrën e pritjes për të huaj në Shkup për procedura të mëtutjeshme.