Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kujtojmë që kjo ditë nuk është vetëm simbol, por një kujtesë serioze se e ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie.
Të mos harrojmë se korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje. Ai luftohet me kulturë integriteti, me shembull personal, me përgjegjësi politike dhe me ndërgjegje mbarëqytetare. Fitohet me refuzimin e indiferencës.
Prandaj, na takon të gjithëve misioni për një shtet ku drejtësia, transparenca dhe integriteti nuk janë aspirata abstrakte, por mënyra e vetme e funksionimit.

