
Në kuadër të vizitave,Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi e mirëpriti Kryetarin e FRI-së, Abdulhamid Mustafa së bashku me Nënkryetarin, Erduan Kurtishi, Sekretarin e Përgjithshëm, Amar Murtezi dhe Kryetari i Degës së Kumanovës, Memedali Limani.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutua për bashkëpunimet e ardhshme, me fokus të veçantë për aktivitetet e Ramazanit dhe jo vetëm, si dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.