Drejtori i drejtorisë së Librave Amë në RMV, Faton Fazliu, realizoi vizitë në zyrat e Librave Amë në Strugë dhe Ohër.
Siç njfton përmes një postimi, Fazliu u njoftua për nga afër me sfidat dhe përditshmërisë e këtij institucioni në këtë rajon, përcjell Televizioni Festa.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj zyrat e Librave Amë në Ohër dhe Strugë, ku u njoha nga afër me sfidat dhe problematikat që hasin në përditshmëri. Gjatë takimeve me të punësuarit, diskutuam për çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje, si dhe për planet dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.
I vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka puna e Librave Amë për qytetarët dhe administratën, do të angazhohem maksimalisht që çdo i punësuar të ketë kushte pune, që reflektojnë vlerën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve. Vetëm përmes përmirësimit të kushteve të punës mund të garantojmë shërbime më të mira dhe më cilësore për të gjithë qytetarët”, shkruan Fazliu.