LAJME

EKSKLUZIVE! Haga dënon 10-shin e UÇK-së me 13 vjet burg!

Gjykata Speciale ka dënuar me burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Selimi, i njohur si “10-shi” i UÇK-së, është mbajtur në paraburgim për gati gjashtë vjet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, njofton Klankosova.tv.

Vendimi ndaj tij është shpallur sot, në kuadër të aktgjykimit për rastin ku ai po gjykohej së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.