Sot u mbajt seanca e 49 e këshillit komunal ku në rend dite ishin programet vjetore të ndërmarrjeve publike, sektorëve komunal, programi vjetorë zhvillimor i qytetit dhe buxheti i komunës së Kumanovës. Sapo u mbyll seanca dhe u votua buxheti për vitin 2025.
-Si projekte infrastrukturore me rëndësi që kaluan janë:
1. Asfaltimi i rrugës te xhamia e Dulit në lagjen e Trimave
2. Ndërtimi i trouarit në lagjen Bedinje
3. Ndërtimi i kanalizimit atmosferik në rr.Bajram Shabani
4. Rikonstruimi i rr.Bajram Shabani
5. Asfaltimi i rrugës prej te bulevardi Revolucioni i Tetorit deri te parku i qytetit
6. Ndërtimi i rrethrrotullimit te stacioni i autobusëve
7. Ndërtimi i këndeve të lodrave për fëmijë(lokacionet do caktohen pastaj)
8. Programi për mirëmbajtjen verore të rrugëve me shumë 15.000.000 den
9. Programi për bekatonizimin e rrugëve me shumë prej 30.000.000 den
10. Përfundimi i punimeve në sheshin e vogël të qytetit
11. Përfundimi i punimeve te salla e sportit
12. Mirëmbajtja dimërore e rrugëve me shumë 13.000.000 den
13. Sinjalizim vertikal, mirëmbajtja e rrugëve, polic të shtrirë me shumë 5.000.000 den
-Në vitin 2025 financiarisht do të përkrahen këto klube sportive:
1. KF Bashkimi 1947 me 1.200.000 den
2. Klubi i futsal Forca me 500.000 den
3. Klubi i bashketbollit për femra Rinia me 450.000 den
4. Klubi për femra Bashkimi me 70.000 den
5. Klubi futbollistik për të rinj Kumanova-Milano me 70.000 den
6. Karate Klubi Bashkimi 2002 me 55.000 den
7. Klubi i atletikës Teuta me 50.000 den
8. Sporti shkollorë me 2.250.000 den
-Në programin kulturorë për vitin 2025 janë siguruar mjete për shënimin e datave të rëndësishme të shqiptarëve siç janë 7 marsi-Dita e mësuesit, 22 nëntori-Dita e Alfabetit dhe 28 nëntori – Dita e flamurit. Përveç tyre do finansohen edhe këto manifestime:
1.Pulsi i Demokracisë – Stand Up for Democracy me 60.000 den
2.Pro-art Simfonik – Koncert i muzikës klasike me 150.000 den
3.SHKA Bajram Shabani – Festivali Ballkanik me 100.000 den
4. SHKA Bajram Shabani – 80 vjetori me 100.000 den
5.Shoqata HA EM – Festivali Fluturat me 133.000 den
6. Pulsi i Demokracisë – Konkurenca me vizatimet e dizajnit dhe modës me 40.000 den
7.Jehona e Karadakut – Takimet poetike të Karadakut me 33.000 den
8. Jehona e Karadakut – Pena ime me 32.000 den
9.Shoqata Etnikum – Këngë Epike me 300.000 den
-Edhe në vitin 2025 transporti publik do të jetë falas
-Kompensimi i një pjese të shpenzimeve për blerjen e kondicionerëve në vlerë prej 20.000,00 den, shuma totale e subvencionimit është 2.000.000 den.
Në muajin shkurt ose mars paralajmërohet rebalanc i buxhetit ku do të shtohen edhe projekte tjera.
Vazhdojmë se ja VLEN.
KUMANOVË