Një 33-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje dehur, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në rrugën “100”. Zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës, të cilën po e drejtonte personi me iniciale S.I. (33 vjeç) nga fshati Dobreshan.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia rrugore, testimi i alkoolit ka treguar se 33-vjeçari kishte 2.09 promilë alkool në gjak.
Nga SPB Kumanovë bëjnë me dije se i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor./tvfesta

