KUMANOVË

DPHM paralajmëron shi të dendur dhe rënie temperaturash në Kumanovë

Nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik, moti nesër në Kumanovë dhe në të gjithë vendin do të jetë i vranët dhe më i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme shiu të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës, si dhe të shtunën në mëngjes, raporton tvfesta.mk.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftojnë se në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, ku pritet të bien mbi 30 litra ujë për metër katror.

Ndërkohë, moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizë nga 18 deri në 26 gradë Celsius./tvfesta