Nesër me fillim nga ora 16:00 në ndeshjen Sileks – KF Shkëndija Tetovës do të fillon xhiro e 5-të në elitën e futbollit vendos. Vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë në Kumanovë, ku do të përballen dy skuadrat shqiptare, KF Bashkimi dhe Shkëndija e Haraçinës të cilët do të përmballen të dielën (30 gusht), informon tvfesta.mk
Kjo sfidë cilësohet si një ditë feste, ku përveç rivalitetit sportiv në terren, pritet një atmosferë e ngrohtë vëllazërore në shkallët e stadiumit mes dy klubeve.
Orari i plotë i ndeshjeve:
Sileks – KF Shkëndija (e premte, ora 16:00)
FC Struga Trim & Lum – FK Bregallnica (e premte, ora 17:00)
KF Arsimi Çegran – FC Skopje (e shtunë, ora 16:30)
KF Bashkimi Kumanovë – Shkëndija e Haraçinës (E diel, ora 16:30)
FK Tikvesh – FK Vardari (e hënë, 17:00)
Padyshim të gjitha sytë e sportdashësve shqiptarë do të jenë në Kumanovë për këtë përballje historike mes Bashkimit dhe Shkëndijës së Haraçinës./tvfesta.mk

