SPORT

AGAN SULIMANI PREZANTOHET TE KF SHIROKA, TALENTI KUMANOVAR VJEN PËR TË SHPËRTHYER NË SHQIPËRI! 💙⚽!

Agan Sulimani nis një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sulmuesi kumanovar është prezantuar zyrtarisht te KF Shiroka në Shqipëri, duke u bërë përforcimi më i ri i skuadrës për sezonin e ri në Ligën e dytë.

I lindur më 5 mars 2005, tashme ish-sulmuesi i Bashkimit 1947, i cili në sezonin 2024/25, zhvilloi 13 ndeshje në Ligën e Dytë, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 2 asistime, do të tund rrjetat në Shqipëri.

Sulimani në shtatorin e vitit 2024 e kishte shënuar golin e fitores së Bashkimit ndaj Rabotniçkit në një ndeshje miqësore.

Në janar të vitit 2026, ai pati edhe një eksperiencë në Kroaci, duke iu bashkuar si lojtar i lirë NK Radnik Križevci, ku debutoi në një ndeshje miqësore ndaj Dubrava Tim Kabel.

Pas një muaji u rikthye te KF Bashkimi 1947.

Rrugëtimi i tij ndërkombëtar përfshin edhe përfaqësueset U20 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut, ku ka fituar një tjetër eksperiencë të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.

Tashmë, KF Shiroka i ka besuar talentit të sulmuesit nga Kumanova.

Për Sulimanin kjo është një mundësi e re për të treguar cilësitë e tij, për të fituar eksperiencë dhe për të bërë një tjetër hap përpara në karrierë.

Për Sulimanin tashmë është koha për një kapitull të ri dhe për gola të rinj me fanellën e KF Shirokës!

Kujtojmë se Sulimani karrierën e tij e ka nisur te KF Kumanova 2010, ndërsa njē kohë ishte edhe pjesë e kategorive të reja të KF Shkëndija. 💙🩵⚽

Open-TV