Category: LAJME

Kadriu nga ASH: Shkrirja e VLEN-it në një subjekt u bë fshehurazi

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për largim nga parimet dhe kauzat fillestare të përbashkëta. Në një status të gjatë, Kadriu shpreh zhgënjimin e thellë për, siç thotë ai, “harresën e shpejtë” të zotimeve dhe dëmtimin e përfaqësimit […]

Ali Ahmeti në vizitë tek Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot, gjatë vizitës sime në Prishtinë, pata kënaqësinë të pritem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën zhvilluam një takim të ngrohtë dhe substancial. Diskutuam për zhvillimet politike në vendet tona, sfidat rajonale dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik. Shpreha mirënjohjen […]

VLEN: 𝐒𝐨𝐭 𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐤𝐚𝐝𝐚!

Në këtë tokë ku ëndrrat e shqiptarëve shpesh janë vonuar, sot fillon një kapitull që do të shkruhet me krenari! Sot, Forcat e Ndryshimit hodhën hapin e parë të madh, krijimin e Kryesisë së përbashkët të VLEN-it! Nga ky moment, çdo hap, çdo veprim dhe çdo përpjekje do të bëhet vetëm nën një emër VLEN! […]

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin publik se janë marrë të gjitha masat nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve për vendosjen e tabelës informative në një nga gjuhët zyrtare nga Ministria e Transformimit Digjital në qendër […]

Reagim i këshilltarëve klmunal nga rradhaët e BDI: Mosrespektimi i gjuhës shqipe në tabelën e Qendrës për Shërbim në Kumanovë

Ne, si këshilltar të Bashkimit Demokratik për Integrim, shprehim shqetësimin e thellë për vendosjen e tabelave të Qendrës për Shërbim në qytetin e Kumanovës, e cila eshtë vetëm në gjuhën maqedonase, duke injoruar plotësisht gjuhën shqipe. Ky veprim është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave tona gjuhësore dhe një pasqyrë e politikave diskriminuese që […]

59-vjeçari me veturë “Passat” goditi shtyllën e kamerave në pikën kufitare “Tabanoc”

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare “Tabanoc”, ku një qytetar nga Ohri, duke drejtuar një automjet të markës “Passat”, është përplasur në një shtyllë metalike mbi të cilën ishin të vendosura kamera të sigurisë, informon Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë. “Me datë 27 prill në ora 18:30 në […]

VLEN: BDI sikur dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë!

Mëkatet më të mëdha ndaj popullit të vet i bën BDI-ja. Nëse dikush punon kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni, padyshim që janë Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani. Vetëm amatorët politikë nuk mund të parashikojnë se në zgjedhjet lokale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo VMRO-DPMNE, në këtë gjendje dhe përballë kësaj opozite […]

BDI: MARGJINALIZIMI I SHQIPTARËVE RREZIKON STABILITETIN, FUNKSIONALITETIN DHE RRUGËN EUROPIANE TË SHTETIT

MARGJINALIZIMI I SHQIPTARËVE RREZIKON STABILITETIN, FUNKSIONALITETIN DHE RRUGËN EUROPIANE TË SHTETIT “Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin […]

Ibrahimi: Njëherë llogari për paratë e vjedhura, pastaj zgjedhje të parakohshme

Kryetari i partisë Alterantiva, Zeqirija Ibrahimi është i bindur se zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë nga ata që kanë frikë nga drejtësia. Ai thotë se fillimisht duhet të ketë llogari për krimet e bëra nga ata që kërkojnë zgjedhje. “Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nuk […]

Bekim Qoku: VLEN i fiton 76% të komunave me shumicë shqiptare

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku në një status në rrjetin social facebok, ka publikuar një sondazh sipas të cilit VLEN i fiton 76% të komunave me shumicë shqiptare në zgjedhjet. “Sipas sondazheve të fundit, në zgjedhjet komunale të tetorit, VLEN i fiton 76% të komunave me shumicë shqiptare. Ndërsa i njëjti sondazh thotë se […]