KUMANOVË

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë.

“E informojmë opinionin publik se janë marrë të gjitha masat nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve për vendosjen e tabelës informative në një nga gjuhët zyrtare nga Ministria e Transformimit Digjital në qendër të Kumanovës.

Me qetësi, përkushtim dhe sinqeritet, çdo proces do të shkojë në vendin e vet. Sepse këtu është VLEN.”, është shprehur Idrizi. (INA)