Category: LAJME

KUMANOVË: Nesër do të bllokohen disa rrugë për qarkullim

KUMANOVË: Nesër do të bllokohen disa rrugë për qarkullim Komuna e Kumanovës njofton qytetarët se për shkak të mbajtjes së garës çiklistike në kuadër të Festivalit Olimpik Rinor Evropian Shkupi 2025, më 24 korrik (e enjte), pjesë të rrjetit të trafikut në qytet do të mbyllen përkohësisht, raporton Televizioni Festa. Gara organizohet nga Departamenti i […]

BDI: Jo për “botën serbe” në Maqedoni-Po rrugës së sigurt euroatlantike dhe bashkëjetesës ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për drejtimin që ka marrë politika e jashtme dhe e brendshme e vendit, në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka nevojë për orientim të qartë drejt Bashkimit Evropian dhe bashkërendim të aktiviteteve brenda NATO-s. Në vend të përforcimit të lidhjeve me partnerët tanë strategjikë, po promovohet një […]

VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve po e dëshmon çdo ditë se ndryshimi nuk është slogan, por realitet që preket. Në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, një vendim thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve tanë. Pas shumë vitesh […]

Beluli mbi shpalljen e masave të Planit operativ: Aplikimi mund të bëhet në 30 Qendrat e Punësimit të APRMV-së nga sot deri më datën 20 qershor

Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Selatin Beluli, sot mori pjesë në konferencën për shtyp për të promovuar Programin e Vetëpunësimit. “Qëllimi i këtij programi është të inkurajojë sipërmarrjen dhe të mbështesë krijimin e bizneseve të reja që do të ofrojnë punësim të qëndrueshëm. Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në disa faza dhe synon të mbështesë idetë […]

BDI: I vetmi program që i ka mbetur Mickoskit është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve

BDI në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski. Nga BDI thonë se “derisa Hristijan Mickoski vazhdon me britma, fyerje dhe provokime, në mungesë të çfarëdo suksesi konkret të qeverisë që ai udhëheq, qytetarët e shohin qartë se i vetmi “program” që i ka mbetur përballë dështimeve, është urrejtja, përçmimi […]

ASh: Azir Aliu, njeriu që këmbëngulte që Aleanca për Shqiptarët të lidhej me Ali Ahmetin, njeriu i parë dhe kryesor që nisi komunikim me të…sot votohet si ministër Shëndetësie!!!

Në seancën e sotme parlamentare, pritet të bëhet zëvendësimi i posteve qeveritare që u braktisën nga Aleanca për Shqiptarët. Kemi disa pyetje publike: Bilallin, Izetin i pyesim: A kanë rënë në ujë kumtesat e koordinuara në orët e vona kundër Aleancës për komunikime me BDI-në, kur sot po bëni ministër Azir Aliun, që ka qenë […]

Paqja ndërtohet çdo ditë, mesazhi i zëvendëskryeministrit për përvjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës

Në këtë 9 qershor, kryetari i kuvendit të ASH-së, njëherit zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar një nga momentet më të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë dhe ndali fushatën e spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit. “Ky ishte një moment […]

VLEN sjell ndryshimin me emra që bëjnë krenar çdo qytetar!

Në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për profesionalizëm, përkushtim dhe përfaqësim të vërtetë, VLEN bën hapin e radhës të guximshëm dhe vizionar: emëron në pozita kyçe dy prej kuadrove më të përgatitur dhe më të respektuar të shoqërisë sonë, Prof. Dr. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë, dhe Albrim Hoxha, zëvendësministër […]

Bujqësia në rritje falë VLEN, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një kohë kur për shumë vite ky sektor ishte lënë në harresë dhe përdorej vetëm për marketing politik, ne e kemi kthyer bujqësinë në prioritet real. Me politika konkrete, me fonde të […]

Zëvendëskryeministri Fetai njofton përfundimin e procesit të ndarjes së granteve nga Qeveria për shoqatat dhe fondacionet

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, janë shpallur përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve në kuadër të Programit të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili theksoi rëndësinë e këtij programi si një mekanizëm për forcimin e partneritetit ndërmjet […]