KUMANOVË

KUMANOVË: Nesër do të bllokohen disa rrugë për qarkullim

KUMANOVË: Nesër do të bllokohen disa rrugë për qarkullim

Komuna e Kumanovës njofton qytetarët se për shkak të mbajtjes së garës çiklistike në kuadër të Festivalit Olimpik Rinor Evropian Shkupi 2025, më 24 korrik (e enjte), pjesë të rrjetit të trafikut në qytet do të mbyllen përkohësisht, raporton Televizioni Festa.

Gara organizohet nga Departamenti i Kulturës, Sportit, Mbrojtjes Sociale, Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Kujdesit Shëndetësor i Komunës së Kumanovës, dhe fillimi është planifikuar për në orën 10:00 të mëngjesit, me përfundimin rreth orës 13:30 dhe një ceremoni çmimesh në sheshin e qytetit.

Më poshtë është harta se cilat rrugë do të mbyllen:

Rrugë të mbyllura plotësisht për trafik!

Nga ora 05:00 deri në orën 16:00

📍 Itinerari:

Nga kryqëzimi me rrugët “Done Bozhinov” dhe “11 Oktomvri”

Deri te rrethrrotullimi në bulevardin “Brigada e 3-të Sulmuese Maqedonase” dhe rruga “Bajram Shabani”.