LAJME

Pesë vite nga tragjedia e Besa Trans

Sot bëhen pesë vite nga një prej aksidenteve më tragjike, ku humbën jetën 45 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, mes tyre 12 fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, në autostradën Struma në Bullgari, ku autobusi i kompanisë Besa Trans u aksidentua rëndë dhe më pas u përfshi nga flakët.

Udhëtarët po ktheheshin nga Stambolli. Familjet akoma edhe pas 5 vitesh, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për humbjen e më të dashurve të tyre. Lënda gjyqësore ndaj “Besa Trans” vazhdon të zvarritet, ndërsa për herë të fundit, në tetor të këtij viti, është regjistruar në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe më pas i është dorëzuar Prokurorisë së Lartë Publike për shqyrtim të mëtejshëm.

Akuzat ndaj pronarit Bekim Haxhiu dhe kompanisë “Besa Trans” kanë të bëjnë me falsifikimin e licencës së autobusit, pasi autobusi kishte kaluar mbi 20 herë kufirin me licencë të falsifikuar./Alsat.mk.