Category: MAQEDONI

Spasovski: Në vendet fqinje për kartonin e gjelbër paguajnë deri në 10 euro, ndërsa tek ne paguhet 5.500 denarë

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe deputet, Oliver Spasovski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje deputetësh, i drejtoi pyetje ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, lidhur me çmimin e lartë të kartonit të gjelbër për automjetet, i cili u nevojitet qytetarëve për udhëtime jashtë vendit. Pyetja kishte të bënte me mbrojtjen e palëve […]

BDI: Stoillkoviqi ka shëndrruar ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht të papranueshëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili ka larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, institucion themelor për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për garantimin e barazisë ndëretnike në vend. Ky vendim përbën […]

Drejtori i Përgjithshëm Orhan Kurtishi, mori pjesë në Takimin e 24-të Publik të organizuar nga Agjencia Postare

Drejtori i Përgjithshëm Orhan Kurtishi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Bojan Keremesteski, Drejtor i Operacioneve Postare, dhe Danica Jovanova – Drejtoreshë e Çështjeve Ekonomike dhe Financiare, morën pjesë në Takimin e 24-të Publik të organizuar nga Agjencia Postare. Qëllimi i takimeve të tilla është të prezantohet situata në tregun postar, por edhe të informohet publiku […]

Hoxha ministër i MJPH: Ky besim do të justifikohet me punë, vendimmarrje të bazuar në ligj dhe rezultate të matshme

Sot nis mandati im si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ky emërim përfaqëson një përgjegjësi të lartë institucionale dhe një obligim të qartë për të shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në interes të qytetarëve dhe të shtetit. Mbrojtja e ambientit jetësor është çështje strategjike që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin publik, zhvillimin e […]

VLEN: Sali dhe Hoxha emërime që flasin për vizion dhe përgjegjësi

VLEN: Sali dhe Hoxha emërime që flasin për vizion dhe përgjegjësi Me përzgjedhjen e Bekim Salit për Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane dhe Muhamet Hoxhës për Ministër të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, VLEN e vendos qartë drejtimin, drejt reformës, drejt Evropës dhe drejt shtetit që punon për qytetarin. Emërimi i Bekim […]

Kryetari i Alternativës, Dr. Bekim Sali emërohet Ministër i Ministrisë për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore

Në seancën e sotme të Kuvendit të RMV-së, kryetari i Alternativës, Dr. Bekim Sali është emëruar ministër në Ministrinë për çështje evropiane. Me këtë rast, Sali, ka falënderuar ministrin e deritanishëm Orhan Murtezani për punën e suksesshme, si dhe ish kryetarin e Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi për përkrahjen e parezervë. ​”Sot, në Kuvend, jam emëruar […]

Nga 1 janari, qytetarët do të paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë!

Rryma do të shtrenjtohet nga 1 janari. Për bllokun e parë, çmimi i energjisë elektrike rritet për 2.45%, për bllokun e dytë rritet për 2.87%, për bllokun e tretë rritet për 3.32%, ndërsa për bllokun e katërt për 3.84%. Për tarifën e lirë, Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur një rritje prej 2.50%. Këtë e […]

Menduh Thaçi zhvilloi takim me shefin e Zyrës Politike dhe ekonomike të Ambasadës Amerikane në Shkup, David Myers

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, zhvilloi takim me shefin e Zyrës Politike dhe ekonomike të Ambasadës Amerikane në Shkup, z. David Myers. Gjatë bisedës u diskutuan çështje kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thaçi theksoi se përkushtimi i […]

FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Forumi Rinor Islam, në kuadër të aktiviteteve të tij të vazhdueshme në mbështetje të të rinjve, realizoi takimin e parë me bursistët për vitin akademik 2025/2026. Në këtë takim morën pjesë nxënës nga qytetet Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Shkup, përfitues të bursave të Forumit Rinor Islam, të cilët u bënë pjesë e programit pas përzgjedhjes […]

Si zëdhënëse e Qeverisë dhe së bashku me deputetet e Kuvendit të RMV, mora pjesë në takimin me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në RMV, Denion Meidani

🇲🇰🤝🇦🇱Si zëdhënëse e Qeverisë dhe së bashku me deputetet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mora pjesë në takimin me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, z. Denion Meidani. Në fokus të diskutimit mes tjerash ishte edhe […]