MAQEDONI

Menduh Thaçi zhvilloi takim me shefin e Zyrës Politike dhe ekonomike të Ambasadës Amerikane në Shkup, David Myers

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, zhvilloi takim me shefin e Zyrës Politike dhe ekonomike të Ambasadës Amerikane në Shkup, z. David Myers.

Gjatë bisedës u diskutuan çështje kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi theksoi se përkushtimi i palëkundur ndaj reformave dhe avancimi i agjendës evropiane mbeten prioritet absolut për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Ai nënvizoi vendosmërinë e PDSH-së në përmbushjen e këtyre objektivave strategjike.