MAQEDONI

Si zëdhënëse e Qeverisë dhe së bashku me deputetet e Kuvendit të RMV, mora pjesë në takimin me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në RMV, Denion Meidani

🇲🇰🤝🇦🇱Si zëdhënëse e Qeverisë dhe së bashku me deputetet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mora pjesë në takimin me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, z. Denion Meidani.

Në fokus të diskutimit mes tjerash ishte edhe roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si element thelbësor për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.

Fuqizimi i grave në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore mbetet prioritet i yni dhe një parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e institucioneve funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse.