Category: KUMANOVË

Kumanovë: Helmohet një fëmijë dyvjeçar me helm insektesh, rasti i tretë brenda muajit

Një fëmijë dyvjeçar ka përfunduar mbrëmë në Spitalin e Kumanovës si pasojë e helmimit me insekticid, informon tvfesta.mk – Më 26.08.2026 në orën 22:22, në SPB Kumanovë është denoncuar nga Spitali Përgjithshëm i Kumanovës se te ata është sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova i helmuar me insekticid, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme. […]

Dhunë familjare në Kumanovë: Tentoi të sulmojë bashkëshorten, rreh djalin e tij të mitur

Një 48-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar djalin e tij të mitur, pasi paraprakisht kishte tentuar të sulmonte bashkëshorten e tij, informon tvfesta.mk – Më 27.08.2026 në orën 00:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Z.N.(48) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se në shtëpinë familjare në […]

Të hënën seancë maratonë në këshilli komunal të Kumanovës, 107 pika në rend dite!

Plot 107 pika do të shqyrtohen në rendin e ditës të seancës së 17-të të Këshillit të Komunës së Kumanovës, e cila do të mbahet të hënën nga ora 10:00 në sallën me rreth të ish-Komitetit. Pjesa më e madhe e rendit të ditës i kushtohet punës së shkollave fillore dhe të mesme. Këshilltarët do […]

SPB – Kumanovë me fushatë për siguri më të madhe të këmbësorëve

Me moton “Nalo, unë jam këmbësor!”, Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, ka realizuar dje një fushatë vetëdijësuese në zonën qendrore të qytetit, informon tvfesta.mk Qëllimi i këtij aksioni parandalues është rritja e ndërgjegjësimit si te këmbësorët, ashtu edhe te shoferët, për respektimin […]

Disa vatra zjarri përfshijnë rajonin e Kumanovës, digjet një veturë dhe sipërfaqe me pyje të ulëta

Disa vatra zjarri përfshijnë rajonin, digjet një veturë dhe sipërfaqe me pyje të ulëta Rajoni i Kumanovës është përballur gjatë ditës së djeshme me disa vatra zjarri. Sipas të dhënave nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me bar të thatë, pyje të ulëta, por edhe një automjet, informon […]

Të hënën dezinsektimi i pestë kundër mushkonjave në Kumanovë

Të hënën, më 31 gusht, në Kumanovë do të realizohet trajtimi i pestë i dezinsektimit tokësor kundër formave adulte të mushkonjave, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës, transmeton tvfesta.mk Aksioni do të nisë në mesnatë (në orën 00:00) dhe do të zhvillohet gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Dezinsektimi do të përfshijë një numër […]

Katër shtete, gjashtë shfaqje dhe një skenë – KU-Fest, nis fuqishëm më 31 gusht

Edhe sivjet Kumanova do të jetë në qendër të jetës teatrore dhe kulturore me edicionin e tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit KU-FEST, i cili do të mbahet nga 31 gushti deri më 5 shtator. Përgjatë gjashtë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjashtë shfaqje teatrale nga katër shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, […]

Kulla e Sahatit Kumanovë, dikur simbol i qytetit

Kulla e Sahatit ndodhej në hapësirën e rrugës së sotme „11 Tetori“, në afërsi të drejtpërdrejtë, përballë Xhamisë së Vjetër (Eski Xhamisë). Sipas traditës dhe burimeve të përmendura, ajo besohet të jetë ndërtuar në të njëjtën periudhë me xhaminë. Prania e saj në Kumanovë dëshmohet edhe nga udhëtari i njohur osman Evlija Çelebi, i cili […]

TABANOC: Arrestohet një shtetas i Polonisë, voziste 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h

Privohet nga liria një shtetas i huaj në Pikën Kufitare “Tabanoc” – voziste me 164 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h Më 22.08.2026, në orën 17:53, në Pikën Kufitare “Tabanoc”, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh “Ford”, me targa polake, i drejtuar nga M.J. […]

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, ndalohet një person

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, ndalohet një person, raporton Televizioni Festa. Më 21.08.2026, në ora 09:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.N. (33) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj […]