Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka privuar nga liria dy të mitur nga ky qytet, të cilët dyshohen për kryerjen e një vjedhjeje në një ambient biznesi, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i tyre është kryer më 24 shtator 2026, rreth orës 17:00. Dy të miturit dyshohen se më 21 shtator kanë hyrë me forcë në një objekt afarist që ndodhet në rrugën “Marshal Tito” në Kumanovë, nga ku kanë marrë një sasi të caktuar parash.
Të dyshuarit janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor. Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse ligjore./tvfesta

