Tri gra kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Rashçe për Kondovë dhe Saraj, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Trupat u gjetën në makinën që kishte humbur drejtimin duke përfunduar në ujrat e lumit Vardar.
“Është tërhequr automjeti i cili është aksidentuar në Vardar afër fshatit Rashçe. Prej saj janë nxjerrë trupat e tre grave. Vazhdon kërkimi për personin e katërt mashkull, i cili me gjasë ka dalë nga vetura në ujërat e Vardarit”, njoftoi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
Paraprakisht u bë e ditur se në Kirurgjinë e Fëmijëve është përkujdesur një fëmijë 5 vjeç, i cili sipas informacioneve nga spitali është nxjerrë nga kalimtarë të rastit që kanë ndihmuar pas aksidentit dhe e kanë shpëtuar.(INA)