Kryetari i Bashkimit Demokratik pwr Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në “Facebook” pas takimit “madhwshtorw” nw Gostivarw.
Pas takimit Ahmeti ka porositur se Gjuha shqipe, flamuri kombëtar, barazia, nuk guxojnë të cënohen.
Sipas Ahmetit, respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve nuk i rrezikon maqedonasit dhe të tjerët, përkundrazi përforcon këtë shoqëri të përbashkët.
“Gostivari sonte ishte i tëri i rreshtuar për të mbrojtur legjitimitetin dhe barazinë, integrimin europian dhe dinjitetin kombëtar. Mungesa e legjitimitetit të qeverisë monoetnike po rezulton drejtpërdrejtë me rrënim sistematik të të arriturave kombëtare dhe kjo duhet të përfundojë me zgjedhje vitin e ardhshëm!”, ka shkruar Ahmeti.