KUMANOVË

Sot ndërprerje të energjisë elektrike në Kumanovë dhe Likovë, këto janë zonat që do të mbeten pa rrymë

Disa pjesë të qytetit të Kumanovës dhe fshati Hotël i Komunës së Likovës do të përballen sot, e enjte, 26 nëntor 2026, me ndërprerje të energjisë elektrike, njofton EVN, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit, nga ora 06:30 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të rrugëve “Ivo Lola Ribar”, “Partizanska” dhe “Kliment Ohridski”, një pjesë e sheshit “Marshall Tito”, si dhe objekti i Stopanska Bankës në Kumanovë.

Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 12:40, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në fshatin Hotël të Komunës së Likovës.

Sipas orarit të publikuar nga EVN, ndërprerjet në disa pjesë të Kumanovës do të zgjasin deri në tetë orë, ndërsa në fshatin Hotël afro katër orë. /tvfesta