KUMANOVË

Myftinia e Kumanovës organizon ligjëratë mbi kontributin e hoxhallarëve shqiptarë në çështjen kombëtare

Në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë do të organizojë një ligjëratë me temën “Kontributi i hoxhallarëve shqiptarë në çështjen kombëtare”, raporton tvfesta.mk.

Ligjërata do të mbahet në kuadër të aktivitetit “Takime javore me xhematin”, ndërsa ligjërues do të jetë prof. Sevdail Demiri.

Sipas njoftimit të Myftinisë së Kumanovës, takimi do të zhvillohet të premten, më 27 nëntor 2026, në orën 19:30, në sallën e Myftinisë.

Në fokus të ligjëratës do të jetë roli dhe kontributi i hoxhallarëve shqiptarë në çështjen kombëtare.

Aktiviteti organizohet në kuadër të takimeve javore me xhematin, të cilat zhvillohen nën moton “Bashkëbisedim, sqarim dhe udhëzim”.