KUMANOVË

Dita e Flamurit në Kumanovë do të shënohet me koncert festiv dhe ekspozitë

Në kuadër të Javës Kulturore Shqiptare në Kumanovë, 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar do të shënohet me një program të pasur kulturor dhe artistik, raporton tvfesta.mk.

Manifestimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, me pjesëmarrjen e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Shoqërisë Kulturore Artistike “Jeta e Re” nga Sllupçani.

Sipas programit të publikuar nga organizatorët, aktivitetet festive do të fillojnë në orën 17:30 me ekspozitën kushtuar 28 Nëntorit, ndërsa në orën 18:00 do të mbahet koncerti festiv “28 Nëntori”.

Përmes këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare, manifestimi do të sjellë atmosferën festive të 28 Nëntorit, duke promovuar vlerat kulturore dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare. /tvfesta