Një 41-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person në Shkup, raporton TVFesta.mk.
Sipas informacioneve policore, më 9 nëntor 2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, D.L. (41) nga Kumanova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në territorin e komunës Qendër të Shkupit.
Për momentin nuk janë bërë të ditura rrethanat e sulmit dhe as identiteti i personit të dyshuar.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /tvfesta

