Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit E.M. (32) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „vjedhje grabitqare“, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht të këtij viti, kur i denoncuari ka sulmuar fizikisht bashkëqytetarin e tij A.I. (41). Pasi ka përdorur forcën fizike ndaj viktimës, 32-vjeçari ka arritur t’ia marrë me dhunë telefonin celular si dhe një sasi parash.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha masat përkatëse ligjore. /tvfesta

