KUMANOVË

Bekim Shabani niset drejt Turqisë për operacionin e tij

Apeli për ndihmë i publikuar vetëm disa ditë më parë ka marrë një përgjigje të jashtëzakonshme solidaritetit nga qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë. Familja Shabani njofton se janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme financiare që do t’i mundësojnë, Bekim Shabanit, udhëtimin drejt Turqisë për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjike të transplantit të mëlçisë, raporton tvfesta.mk

“Tashmë, lutjet tona janë për Bekimin dhe donatorin e tij hero, që ndërhyrja të kalojë me sukses dhe që të dy të kenë një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë,” thuhet në njoftimin e familjes SHabani nga Kumanova.

Përmes një mesazhi falënderues, familja ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kontribuuan financiarisht, shpërndanë apelin apo u lutën për shëndetin e tij.

“Ju dëshmuat edhe një herë se kur bëhemi bashkë, mund të bëjmë mrekulli dhe të shpëtojmë jetë. Faleminderit nga zemra çdo personi që dhuroi, çdo njeriu që e shpërndau apelin tonë dhe secilit prej jush që u lut dhe u interesua për Bekimin,” shprehet familja Shabani.

Ekipi i TVFesta.mk i uron Bekim Shabanit dhe donatorit të tij operacion të sukseesshëm, si dhe një shërim sa më të shpejtë e të plotë./tvfesta.mk