KUMANOVË

41-vjeçarja nga Kumanova denoncon bashkëshortin që e sulmoi fizikisht

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar të mërkurën e datës 23 shtatorit 2026 në Kumanovë, ku një grua ka rënë pre e sulmit fizik nga bashkëshorti i saj, raporton tvfesta.mk

Sipas informacioneve zyrtare nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, e dëmtuara 41-vjeçare nga ky qytet ka paraqitur personalisht rastin në polici mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19:00.

Lidhur me këtë rast, organet e rendit kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përballjen e dhunuesit me ligjin./tvfesta.mk