Punimet për ndërtimin e stadiumit në Komunën e Haraçinës po hyjnë në një etapë të re të rëndësishme. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë, ku u bë përgatitja e plotë e terrenit, kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar fillimin e fazës së dytë të këtij projekti madhor sportiv, raporton Zyrtare.
Mbarimi i përgatitjeve i hap rrugën nisjes zyrtare të ndërtimit, ndërsa ceremonia festive e hedhjes së gurthemelit do të mbahet këtë të premte, në ora 14:00.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari Beqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komunitetit në Haraçinë.
“Vazhdojmë!”, është shprehur Beqiri, duke konfirmuar përkushtimin për realizimin e mëtejshëm të këtij investimi.

