Një 23-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në prangat e policisë pas arratisjes nga ligji për disa vepra të rënda penale. Ndaj tij rëndojnë akuza për vjedhje të rënda, dhunë në familje, si dhe keqpërdorim të të dhënave personale, raporton tvfesta.mk
Operacioni është realizuar pasditen e së hënës nga pjesëtarët e Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarit.
„Më datë 21.09.2026, në orën 18:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale A.A. (23) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale: vjedhje të rënda, dhunë në familje dhe keqpërdorim të të dhënave personale“, bëjnë me dije nga Policia e Kumanovës.
I dyshuari A.A. është shoqëruar menjëherë në stacionin policor, ku po përballet me procedurat e mëtejshme hetimore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve ku ai është i përfshirë, ndaj 23-vjeçarit do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale pranë organit të drejtësisë./tvfesta

