Një grua 63-vjeçare nga Kumanova është shoqëruar në polici pasi është zënë duke kërkuar lëmoshë në rrugë, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator 2026, rreth orës 11:10. Zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasen E.R. (63) pasi e kanë kapur në vepër në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”.
Nga policia bëjnë të ditur se ndaj saj do të merren masat përkatëse ligjore.
Ndryshe nga SPB Kumanovë njoftojnë se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në këtë qytet si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë./tvfesta

