Kumanova do të ketë në dispozicion pesë automjete të reja komunale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, raporton Televizioni Festa. Automjetet janë siguruar nga Qeveria dhe do t’i dorëzohen Ndërmarrjes Publike “Pastërim dhe Gjelbërim”.
Kryetarja e Këshillit Komunal të Kumanovës, Ivana Gjorgjievska, mori pjesë në prezantimin e automjeteve të reja, i cili u zhvillua në Shkup me ftesë të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Sipas njoftimit, pajisja me automjete të reja do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Automjetet pritet të përdoren për nevojat e pastrimit dhe mirëmbajtjes së qytetit, duke kontribuar në një shërbim komunal më efikas dhe në përmirësimin e higjienës publike në Kumanovë.

