KUMANOVË

Sot dhe nesër disa lokacione në Kumanovë mbesin pa energji elektrike

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet, disa lokacione në Kumanovë dhe rrethinë sot dhe nesër do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit nga Elektrodistribuimi, orari i ndërprerjeve është si vijon:

Sot (E enjte):

07:45 – 14:45: Rrugët “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”.

08:00 – 14:30: Fshati Bellanocë (Komuna e Likovës).

Nesër (E premte):

09:00 – 12:00: Rrugët “Gjorçe Petrov” dhe “Branko Radiçeviq”.

09:00 – 11:00: Një pjesë e lagjes Ajduçka Çeshmë, përkatësisht rrugët “524”, “525”, “526”, si dhe një pjesë e rrugës “300” (nga baraka deri te magjistralja).