KUMANOVË

Sh.E. “Vllaznia” ndan çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në Kumanovë

“Vllaznia” ndan çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në Kumanovë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, Shoqata Edukative “Vllaznia” ka zhvilluar një aksion humanitar, duke shpërndarë dhjetëra çanta dhe materiale shkollore për nxënësit në nevojë. Aksioni u realizua në shkollat fillore të qytetit të Kumanovës, “Naim Frashëri” dhe “Bajram Shabani”, si dhe në shkollat e fshatrave Llopat dhe Sopot.

Me këtë rast, dhjetëra nxënës u pajisën me çanta dhe materiale të nevojshme shkollore, duke u mundësuar një fillim më të lehtë dhe më të dinjitetshëm të vitit të ri shkollor.

Përfitues të këtij aksioni ishin kryesisht fëmijë nga familje në gjendje të rënduar sociale, të cilët kanë nevojë për mbështetje shtesë në sigurimin e mjeteve bazë për procesin mësimor.