Zyrtarisht, filluam mësimin e leximit të Fjalës së Krijuesit tonë, në objektin tonë të ri, në Shkollën e Kur’anit “Hafëz Refik Ajeti”.
Vazhdojmë tutje, pa u ndalur e pa u lodhur, derisa të arrijmë gradën e të qenurit prej atyre për të cilët është thënë:
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
Pikërisht ashtu sikurse na ka mësuar Mësuesi i njerëzimit, Muhamedi alejhi selam.
Allahu e bëftë këtë fillim një fillim të mbarë, me bereqet, suksese dhe të mira të pandalshme!
Falënderimi i plotë i takon Allahut xhel-le shanuhu.

