KUMANOVË

Komuna e Likovës shpall thirrje publike për dhënien e ndihmës së njëhershme financiare për nxënësit e regjistruar në klasën e parë

SHPALLJE PUBLIKE për dhënien e ndihmës së njëhershme financiare për nxënësit e regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

KOMUNA E LIKOVËS

SHPALLJE PUBLIKE
për dhënien e ndihmës së njëhershme financiare për nxënësit e regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027

Komuna e Likovës i fton të gjithë prindërit / kujdestarët ligjorë të fëmijëve të regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë shpallje, që të paraqiten për të aplikuar për ndihmën e njëhershme financiare.

Kushtet e aplikimit
E drejta e aplikimit: Të gjithë nxënësit e regjistruar për herë të parë në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.
Vendbanimi: Nxënësit dhe prindërit/kujdestarët ligjorë duhet të kenë vendbanim në territorin e Komunës së Likovës.
Dokumentet e nevojshme
Vërtetim shkollor: Vërtetim nga shkolla fillore për regjistrimin e nxënësit në klasën e parë (origjinal).
Identifikimi: Kopje e letërnjoftimit të vlefshëm të prindit apo kujdestarit ligjor.
Llogaria bankare: Të dhënat e llogarisë bankare (llogarisë transaksionale) të prindit/kujdestarit ligjor.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Vendi dhe Afati: Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Komunës së Likovës, brenda një afati prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pune nga dita e publikimit, përkatësisht jo më vonë se data 17.09.2026.
Vërejtje me rëndësi: Aplikimet e pakompletuara, si dhe aplikimet e dorëzuara pas skadimit të afatit të paraparë, NUK do të shqyrtohen.

Procedura e përzgjedhjes dhe vendimmarrjes
Vlerësimi: Vlerësimin dhe shqyrtimin e aplikimeve do ta bëjë Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Likovës.
Vendimmarrja: Pas përfundimit të procedurës së vlerësimit, Këshilli i Komunës së Likovës do të marrë Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përfituesit që i plotësojnë kushtet.

Publikimi: Vendimi për ndarjen e mjeteve do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Likovës: www.komunaelikoves.gov.mk