Gjatë fundjavës, është thyer kisha në Kojnare të Poshtme, nga ku janë vjedhur para, informon tvfesta.mk
“Më 30.08.2026 në ora 00:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në periudhën ndërmjet orës 13:00 të datës 29.08.2026 deri në ora 00:30 të datës 30.08.2026, në një kishë në fshatin Kojnare e Poshtme të Kumanovës, është hyrë me dhunë dhe me këtë rast janë marrë një shumë parash”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./tvfesta

