Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, njoftojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM). Vende-vende do të jetë i paqëndruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë përforcuese. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
Në Kumanovë dhe rrethinë sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të sillet rreth 17 gradë, ndërsa maksimale ditore pritet të arrijë në 35 gradë Celsius.
Edhe nesër në rajonin e Kumanovës do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatarisht e përforcuar nga veriu, ndërsa temperatura do të lëvizë nga minimale 18 deri në maksimale 33 gradë Celsius.
E mërkura sjell mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë, me vranësira të pakta dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura në orët e mëngjesit do të sillet rreth 15 gradë, ndërsa gjatë ditës do të ngjitet deri në 33 gradë Celsius. Natën drejt së enjtes priten kushte për bubullima dhe reshje shiu.
E enjtja sjell mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatarisht e përforcuar nga veriu, ndërsa temperatura do të lëvizë nga minimale 13 deri në maksimale 30 gradë Celsius.
Edhe të premtën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatarisht e përforcuar nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të sillet rreth 12 gradë, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
E shtuna sjell mot me diell dhe shumë të ngrohtë, me erë të lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura e mëngjesit do të sillet rreth 15 gradë, ndërsa gjatë ditës do të ngjitet deri në 34 gradë Celsius.
Edhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura do të lëvizë nga minimale 14 deri në maksimale 33 gradë Celsius.
Edhe gjatë javës së ardhshme të punës do të mbeten temperatura të ngjashme.

