KUMANOVË

Arrestohet një 40-vjeçar nga Kumanova, kapet duke drejtuar veturën pavarësisht ndalesës aktive

Një 40-vjeçar nga Kumanova është ndaluar gjatë fundjavës pasi policia ka konfirmuar se ka drejtuar automjetin pavarësisht se kishte ndalesë aktive, informon tvfesta.mk

– Më 30.08.2026 në ora 01:40 në rrugën rajonale f. Dobroshan – Kumanovë, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë i kanë hequr lirinë M.K. (40) nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shtojnë nga policia, gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar veturën e udhëtarëve “Audi” me targa të Kumanovës, e cila drejtohej nga M.K. dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar automjetin gjatë kohës së ndalesës aktive për drejtimin e mjetit motorik.

– Me udhëzim të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.K. do të ngritet kallëzim përkatës, thuhet në kumtesën e policisë së Kumanovës./tvfesta