Dy persona nga Kumanova do të përgjigjen para ligjit për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike në qendër të qytetit, informon tvfesta.mk
Më 28.08.2026, në orën 07:11, në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë, A.Sh. (47) nga Kumanova ka denoncuar se në rrugën “Borko Tanev” është sulmuar fizikisht nga bashkëqytetari i tij, H.A. (49).
Megjithatë, pas ndërmarrjes së masave nga zyrtarët policorë, është konstatuar se nuk bëhej fjalë për sulm njëanshëm, por se të dy personat (A.Sh. dhe H.A.) kanë prishur rendin dhe qetësinë publike përmes një përleshjeje fizike të ndërsjellë.
„Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse“, thuhet në njoftimin zyrtar të SPB Kumanovë./tvfesta.mk

