🇦🇱 Pas dy muajsh pritjeje, Qeveria e Kantonit St.Gallen ka konfirmuar se nisma dhe projekti i xhamisë sonë të re është në përputhje të plotë me ligjin zviceran dhe lirinë fetare.
Xhamia El‑Hidaje, në përgjigjet e Qeverisë kantonale vlerësohet për angazhimin në dialogun ndërfetar dhe bashkëpunimin me qytetin, policinë, fqinjët dhe bashkësitë e tjera fetare.
Financimi i xhamisë është transparent dhe vjen vetëm nga komuniteti lokal, pa asnjë ndikim nga shtete të huaja.
Shprehim mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë proces, përfshirë besimtarët tanë, fqinjët dhe institucionet e qytetit që punojnë për bashkëjetesë paqësore në St.Gallen.

