Në kuadër të Forumit të 5-të Ndërkombëtar të Ujërave në Stamboll, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi një takim dypalësh me Ministren e Mjedisit Jetësor të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli.
Në këtë takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të burimeve ujore, si dhe një qasje të përbashkët ndaj sfidave rajonale që lidhen me ndryshimet klimatike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit të standardeve evropiane dhe shkëmbimin e përvojave nga ky proces.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme, përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në rajon.
Ndryshe, ministri Muamet Hoxha sot dhe nesër po merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të ujërave në Stamboll.

