MAQEDONI

Me rastin e zgjedhjeve të BDI-së Dega-Likovë u formua kryesia e nëndegës së fshatit Hotël

Sot me datë 27.04.2026 me rastin e zgjedhjeve të BDI-së Dega-Likovë u formua kryesia e nëndegës së fshatit Hotël, ku u zhvillua një proces i rregullt dhe demokratik, banorët dhe anëtarët e nëndegës shprehën vullnetin e tyre për përfaqësim.

Në këtë proces, për kryetar të nëndegës u zgjodh Hulusi Xhaferi, arsimtar i Gjeografisë, i punësuar në Shkollën Fillore Komunale “Anton Zako Çajupi”. Është një person që ka dëshmuar veten ndër vite në fushën e arsimit, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë human duke qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj nxënësve dhe komunitetit.

Përveç angazhimit të tij në arsim, Hulusi Xhaferi njihet edhe si një aktivist i palodhur dhe shumë i respektuar në këtë lokalitet, duke kontribuar vazhdimisht në çështje me rëndësi për banorët e fshatit Hotël.

Zgjedhja e tij në këtë detyrë përbën një vlerësim të punës dhe përkushtimit të tij, si dhe një besim të madh nga banorët që ai do të vazhdojë të kontribojë me përgjegjësi dhe përkushtim në avancimin dhe përfaqësimin e interesave të nëndegës Hotël .