KUMANOVË

Dy zjarre për shkak të djegies së gomave në Llopat të Kumanovës

Njësiti Territorial i Zjarrfikësve (NJTZ) Kumanovë informon se ndërhyrja e parë ishte rreth mesditës, dhe e dyta në mbrëmje.

“Ndërhyrja ishte në fshatin Llopat për shkak të djegies së gomave nga ora 11:15 deri në 12:05 dhe nga ora 17:40 deri në 19:40”, njoftoi NJTZ.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit, mbrëmë rreth orës 20:00, ndotja e ajrit në Kumanovë është rritur me 2.5 herë. /KumanovoNews/